Një moment i pazakontë ndodhi ditën e djeshme në sfidën mes Montpelier dhe Reims e vlefshme për kampionatin francez, Ligue 1. Teksa ishin duke i luajtur minutat e fundit të pjesës së parë dhe skuadra e Monpelier po humbiste me rezultatin 0-3, mesfushori Le Tallec, është tradhtuar nga nervat.
Gjatë një dueli, ai ngatërroi sport, duke goditur me stil alla “kung fu”, kundërshtarin, drejt e në organin gjenital. 30-vjeçari u ndëshkuar direkt me karton të kuq. Dhimbja e "viktimës" duhet të ketë qenë vërtet e madhe. Për më tepër shikoni pamjet: