Neglizhencë që mund të vrasë! OSHEE lë pas dore linjën elektrike në Lezhë, banori: Kemi frikë të kalojmë!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.10.2020, 23:24

Shqipëria vazhdon të vuajë akoma furnizmin e plotë me energji elektrike në shumë zona rurale. Edhe në rastin më të mirë, kur bëhet i mundur furnizimi, sërish dalin probleme të tjera. I tillë është një shqetësim që ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku një banor nga fshati Tresh në Lezhë, komuna Zejmen, shprehet se kanë probleme me linjën e cila i furnizon me energji elektrike, pasi siç shihet edhe në një foto të dërguar nga ai, një shtyllë tensioni gati sa nuk po rrëzohet në rrugë, duke u bërë kështu burim rreziku për banorët që kalojnë aty. Banori shkruan se i kanë bërë kërkesë OSHEE, por edhe pas premtimeve se do të shkojnë ta rregullojnë, askush nuk e ka marrë mundimin deri tani. Ata kanë gjetur vetë një zgjidhje duke vendosur një shtyllë druri, por siç duket nuk është e qëndrueshme.

Mesazhi i mbërritur:

Jemi nje lagje e nje fshati ne lezhe,quhet treshe. Komuna zejmen. Kemi bere kerkes tek oshe me qidra here per te ardh per te nderru vtm vetem telat dhe na kan then po do vijm dhe ska ardh kush. Kemi frik me kalu ne rrug se mos na bjen siper kokes. Ju lutem postojeni se mos marin masa,eshte dimer dhe aty fryn shum Era dhe rrezikon shum dhe ate shtyllen tjeter e kemi vendosur vete.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit