Khabib Nurmagomedov është treguar i pamëshirshëm edhe një herë tjetër në kafazin e luftimit. Në duelin e zhvillur mbrëmjen e djeshme kundër Justin Gaethje, rusi ka marrë fitoren e 29-të në karrierën e tij, për rekordin 29-0. Këtë gjë Khabib e arriti duke i bërë kundërshtarit një mbërthim spektakolar, të cilit ai nuk i rezistoi, madje për një moment humbi dhe ndienjat.
Pas ndeshjes, pavarësisht se është në formën më të mirë të mundshme, Khabib ka njoftuar se do të pensionohet nga UFC. Këtë gjë ai e bën pas kërkesës së nënës së tij dhe pas ndarjes nga jeta të babait, të cilin e kishte frymëzim Kështu, Khabib mbyll karrierën e MMA me rekord 29-0.
Momenti i fitores:
Anddd still #UFC254@TeamKhabib going for the 30 – 0. Syukur alhamdulillah, congrats champ. Its also sad that its going to be his last fight. We all understand how you felt of fighting without your father. I'm sure it's tough, but stay strong champ. pic.twitter.com/u25JWqI28B
— Dance-y Dan (@DnishIdlan) October 24, 2020