Që prej datës 15 tetor, në Shqipëri ka hyrë në fuqi Akti Normativ që e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambiente të hapura, sapo qytetarët lënë shtëpinë dhe dalin në rrugë. Edhe pse pati debate dhe diskutime, ligji është akoma në fuqi dhe moszbatimi ndëshkohet me gjobë 30 mijë lekë të vjetra herën e parë dhe 50 mijë lekë të vjetra nëse e përsërit. Dhe gjobat kanë qenë të shumta, sipas publikimit të shifrave, ku vetëm në dy ditët e fundit janë vënë mbi 800 gjoba në secilën ditë. Ndërkohë arsyet për mosmbajtjen e maskës janë nga më të ndryshmet nga ana e qytetarëve. Një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku një qytetar është gjobitur pasi është kapur pa maskë, por në deklaratën e tij ka shkruar se nuk e mban për arsye ekonomike. Epo ky është realiteti i hidhur në të cilin është katandisur populli, pasi nuk ka mundësi as të blejë një maskë, me qëllim zbatimin e ligjit!