Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën në Europa League me ekipin e Romës. Shqiptari shënoi golin e parë me fanelën verdhekuqe dhe këtë e bëri në një kompeticion prestigjoz si Europa League.
Futbollisti kuqezi shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme krosimin e Henrik Mkitarianit në minutën e 74-t dhe dërgoi lehtësisht topin në rrjetë duke përmbysur rezultatin me Jang Bojs nga 1-0 në 1-2. Kujtojmë që kjo është ndeshja e parë e Kumbullës në arenën e futbollit europian dhe paraqitjet e tij janë gjithmonë e në rritje.