Loti “ujëvarë”/ Drejtoria kundër pastrimit të parave i jep tender Paulin Gegës të akuzuar për euro të padeklaruara

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.10.2020, 19:19

Çudirat shqiptare nuk kanë fund, madje nëse do të shpreheshim saktë, fare mirë mund të klasifikohen si çudira botërore. Sepse nëse do të kishte ndonjë vend grumbullimi virtual për të gjitha çudirat dhe “pelivanllëqet” në botë, ato shqiptare do të zinin pa dyshim pjesën dërrmuese. Një nga këto çudira që vërtet e bën “lotin ujëvarë”, është edhe kjo që do t’ju paraqesim në vijim.

Siç e dini, pronari i rrjetit të karburanteve “GEGA OIL”, Paulin Gega, vetëm pak kohë më parë është hetuar nga prokuroria pasi dyshohej se transferonte shuma të konsiderueshme eurosh nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë. Sipas dyshimeve, mendohej se ky person bënte shumë udhëtime vajtje-ardhje në këtë shtet në mënyrë që të sillte në çdo rrugë, shuma të fraksionuara të parave, pra jo të gjitha njëherësh për të mos rënë në sy. Dyshimet ishin se Paulin Gega kishte krijuar lidhje me punonjës të doganës në mënyrë që të kalonte i qetë dhe pa probleme. Mirëpo duket se hetimi dështoi pasi sipas artikujve të publikuar në media, dyshohet se hetimi u dekonspirua. Mendohet se kjo ndodhi pasi Paulin Gega mësoi se ishte vënë nën përgjim dhe ndërpreu çdo komunikim rreth kalimit të parave në kufi, duke bërë që të dështonte çështja penale.

Për rrjedhojë hetimi ndaj pronarit të karburanteve “Gega Oil”, u pushua nga gjykata sipas argumentimit që nuk kishte prova që faktonin akuzat e "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Por për habinë e të gjithëve, vetëm pak muaj më pas, Paulin Gega fiton një tender për karburant nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave! Konkretisht bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-76116-10-20-2020 dhe me objekt “BLERJE KARBURANT”.

Pra, personi i cili u hetua për pastrim parash dhe mosdeklarim të parave në kufi, merr tender nga institucioni që duhet të parandalojë pastrimin e parave! Gallatë apo jo? Ndoshta gallatë është fjalë e butë kur e mendon, pasi realisht është tallje e hapur me të gjithë shqiptarët. E kuptoni se ku kemi arritur? “Sigurisht që e kuptojmë”, – do të përgjigjeni ju nga lokali ku po pini kafen. Kafeja ju bëftë mirë, por problemi është se kur ju të kujtoheni “të ngriheni nga kafja”, gjithçka do të ketë mbaruar dhe asgjë nuk do të ketë më vlerë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit