Një episod totalisht i pazakontë është rregjistruar gjatë ndeshjesLiverpool-Everton që u luajt fundjavën që shkoi. Kamerat kanë kapur momentin kur porteri i tretë i Liverpoolit, Kaomhin Kelleher fle në pankinë kur ndeshja po luhej. Pamjet e këtij momenti janë përhapur me shpejtësi virale në rrjetet sociale, aq sa tifozët e kampionëve të Anglisë nuk kanë kursyer kritikat ndaj 21-vjeçarit.
Pamja bëhet akoma më qesharake kur Klop ndjek ndeshjen i nervozuar, ndërsa lojtari irlandez është në qejfin e tij. Futbollisti irlandez ishte thirrur nga trajneri Klopp si portier rezervë në takimin me Evertonin pas dëmtimit të portierit të parë Alison Beker. Natyrisht që pamja e Kallaherit nuk do t’i ketë pëlqyer teknikut gjerman.
That Merseyside derby all got a bit too much for Liverpool's Caoimhín Kelleher 🤣😴 pic.twitter.com/HM0MaFzP1R
— Football on BT Sport (@btsportfootball) October 17, 2020