Starton sonte në mbrëmje sezoni i ri i Champions League. Tetë sfida spektakolare do mbërthejnë tifozët para ekraneve. Në fushë do të zbresin skuadra si Barcelona, Juventus, PSG, Manchester United, Chelsea dhe Sevilla. Gara më prestigjioze europiane për klube rikthehet vetëm tetë javë pas mbylljes së edicionit të kaluar, i cili u tejzgjat si pasojë e pandemisë koronavirus, por frika se edhe ky sezon do të ndikohet nga ky virus mbetet e madhe Padyshim që supersfida e mbrëmjes së sotme është ajo mes PSG-së dhe Manchester United, ndërkohë që duele tepër interesante janë edhe ato mes Chelsea-Sevilla dhe Lazio Dordmund.
PËRBALLJET E SOTME:
GRUPI E
Çelsi – Sevija 21:00
Ren – Krasnodar 21:00
GRUPI F
Lacio – Borusia Dortmund 21:00
Zenit – Klub Bruzh 18:55
GRUPI G
Dinamo Kiev – Juventus 18:55
Barcelona – Ferencvarosh 21:00
GRUPI H
PSG – Mançester Junajtid 21:00
Lajpcig – Bashaksehir 21:00