Teksa rastet dhe numri i të infektuarve me koronavirus është rritur ndjeshëm ditët e fundit, shumë qytetarë sapo vënë re simptomat e para, menjëherë i drejtohen qendrave spitalore për bërjen e testit dhe tamponëve. Por shumë klinika private duket se po përfitojnë nga rasti dhe po mashtrojnë me testet që bëjnë. Një rast i tillë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë, ku një qytetar denoncon qendrën estetike "Keit", pasi ka dërguar të atin për t'i bërë tamponin dhe nga stafi i klinikës i është thënë se përgjigja del pas një dite. Por kanë kaluar plot tre ditë dhe ai ka marrë një përgjigje 'zhgënjyese', pasi klijnika i ka thënë se i ati ka dalë i dyshuar. Sipas tij kjo vetëm përgjigje nuk është, pasi rezultati del ose negativ, ose pozitiv. ndërkohë e gjithë kjo bëhet nga klinika për të përfituar 100 euro nga testi që do kryejë.
Mesazhi i mbërritur: