Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni ka marrë së fundmi një lajm të keq. Futbollisti beratas nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e nesërme ndaj Barcelonës në “Kamp Nou”. Kjo për shkak të Koronavirusit, pasi i prekur i radhës ka qenë pikerisht ai. Pikërisht për këtë arsye, ai nuk figuronte në grumbullimin me skuadrën për ndeshjen ndaj Kisvarda në kampioantin hungarez të premten dhe ka munguar në stërvitje gjatë këtyre ditëve.
Kështu, shqiptari nuk iu bashkua ekipit që udhëtoi drejt Barcelonës për Ligën e Kampioneve. Uzuni humbet kështu përballjen historike me Lionel Mesin në “Kamp Nou”. Një ëndërr e djegur për talentin beratas. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e klubit për mungesën e Uzunit. Mësohet se futbollisti nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, thjesht pret që tamponi të dalë dy herë negativ për t’u kthyer përsëri në fushën e lojës.