Sulmuesi me origjinë shqiptare, Kemal Ademi, është transferuar së fundmi te Fenerbahçe në kampionatin turk. Ademi ka deklaruar për mediat turke se gëzon një formë perfekte fizike. 24-vjeçari ka theksuar se në momentin që është 100%, mund të kërcejë edhe më lart se Kristiano Ronaldo, ndërsa shprehet se transferimi te Fenerbahçe u krye shumë shpejt.
Ai tha:
Unë punoj shumë. Jam i gjatë dhe mendoj se jam lojtar i shpejt. Kam luajtur vazhdimisht në Basel dhe pas largimit të drejtorit që më solli mua në klub, unë vendosa të largohem. Gjatë verës, dëgjuam se Fenerbahçe po kërkon një sulmues dhe transferimi u krye shpejt. Kishte luftë në Kosovë dhe ne u zhvendosëm në Gjermani me nënën dhe vëllain tim. Nëna ime ishte shtatzënë dhe u desh të kthehesha në Kosovë për procedura burokratike. Dhe më pas erdhëm në Zvicër për një jetë më të mire. Kur të jem 100 përqind i gatshëm, mund të kërcej më lart se Ronaldo. ”