Është marrë para pak minutash vendimi për sfidën Juventus-Napoli, e cila nuk u zhvillua, për shkak se skuadra mike vendosi të mos udhëtonte drejt Torinos, pasi 2 futbollistë rezultuan pozitivë me Koronavirus. Ekipi napolitan, i drejtuar nga Xhenaro Gatuzo vendosi mos rrezikonte dhe nuk u paraqit në ndeshje. Gjithsesi, duket se ky vendim i ka kushtuar shtrenjt.
Komisioni i Disiplinës ka vendosur së fundmi që t’i dhurojë fitoren në tavolinë Juventusit, ndërkohë që napolitanët janë dënuar me zbritjen e 1 pikë, përveç humbjes. Pritet që Napoli ta apelojë vendimin, por vështirë se mund të ndryshojë gjë. Kështu Juventusi merr 3 pikët e radhës në Serinë A, pa u sforcuar fare.