Ditën e djeshme Virxhin Pepellashi u shpall i humbur teksa asnjë shenjë prej tij nuk dukej në horizont. Të shqetësuara nëna dhe motra e tij, pas raportimeve pa rezultat në polici, iu drejtuan për ndihmë ndjekësve të JOQ Albania duke shpallur të humbur të riun. Ai kishte dalë që herët në mëngjesin e të enjtes në Durrës dhe nuk ishte kthyer në shtëpi. Tashmë falë ndihmesës së popullit, Virxhini është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë. Falenderojmë këdo që kontribuoi në gjetjen e tij!