Është neutralizuar 71-vjeçari Lefter Zhidru i cili për 5 orë tmerroi banorët. Më poshtë jepen pamjet nga shkëmbimi i zjarrit mes tij dhe forcave RENEA, pasi ai rezistoi dhe iu përgjigj negativisht thirrjeve për t'u dorëzuar. Ai u 'eliminua' në kuzhinën e banesës së tij. E gjitha nisi rreth orës 13 mesditën e sotme, ku Zhidru pati një sherr me bashkëshorten e tij dhe tentoi ta qëllonte. Madje ai doli duke qëlluar në ballkon dhe për pasojë lëndoi dy të rinj.
Autoritetet vendosën një perimetër sigurie në të gjithë zonën duke negociuar me 71-vjeçarin, por ai dukej i prerë për rezistencë. Pak më parë RENEA vendosi ta 'eliminonte', pasi përbënte një rrezik potencial për banorët e zonës.