Ngjarja në Elbasan po merr përmasa tragjike. Negociatat nuk po bëjnë punë. Forcat RENEA po përgatiten që të hyjnë nga ballkoni për të neutralizuar 71-vjeçarin, Lefter Zhidru, i cili vazhdon që të bëjë rezistencë. Edhe pse i kanë bërë thirrje herë pas here për t’u dorëzuar, sërish i moshuari nuk ka pranuar.Kështu që efektivët e Policisë po mendojnë mënyra të reja për të ndërhyrë. Fillimisht janë evakuar të gjithë banorët e pallatit dhe në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, pasi do të tentohet të ndërhyhet nga ballkoni i shtëpisë. Për të siguruar “krahët” e efektivëve që do të ndërhyjnë, dy snajperistë janë vendosur njëri në majën e një pallati, ndërsa tjetri është në ballkonin e një apartamenti.