71-vjeçari, Lefter Zhidru, vazhdon akoma të terrorizojë qytetin e Elbasanit dhe prej më shumë se 2 orësh vijojnë negociatat për dorëzimin e tij, cili qëlloi me armë ndaj Policisë nga ballkoni i shtëpisë së tij. Burime për bëjnë me dije se vajza e Lefter Zhidrus, po negocion përmes telefonit me të atin për ta bindur që të dorëzohet. Megjithatë deri më tani 71-vjeçari nuk ka pranuar, duke bërë që forcat RENEA të përgatiten për të ndërhyrë edhe me gaz lotsjellës në mënyrë që të neutralizojnë të moshuarin. Ndërkohë është ndërprerë edhe energjia elektrike në zonën ku ndodhet Lefter Zhidru.