Një ngjarje që ka tronditur qytetin e Elbasanit ka ndodhur mesditën e sotme, ku një 71-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri drejt forcave policore. Pas një konflikti që pati me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij, me të mbërritur policia, 71-vjeçari ka bërë rezistencë dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, duke lënë të plagosur 2 kalimtarë, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije identifikimin e të moshuarit gjithashtu dalin dhe foto të tij.