Ditën e sotme një pedagog i Universitetit të Korçës u arrestua, pasi dyshohet se merrte para në këmbim të notës. Bashkë me të në pranga ra edhe sekseri Xhevi Dervishi, të cilit iu gjetën 500 mijë lekë dhe 300 euro në momentin e arrestimit. Ndërkohë, nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, shihet qartë se sekseri bënte një jetë luksi. Dervishi shihet me rroba firmato dhe aksesorë të shtrenjtë, teksa nuk mungon edhe puroja.
Bëhet me dije se hetimi ishte nisur nga SPAK, ku mes dy të arrestuarëve ishte futur një i infiltruar.