32 vjeçari nga Prizreni që u vra nga policia e Kosovës, prej kohësh kërkohej nga autoritetet. I ndjeri Besnik Shala i njohur me nofkën "qorri" ishte i akuzuar për disa vepra penale. Ai njihej si person problematik. Kështu e kanë përshkruar banorët e asaj zone. Madje sipas tyre, "qorri" për një kohë sa ishte në arrati ishte fshehur edhe në varrezat e lagjes.
Besnik Shala 32- vjeçar i njohur me nofkën “Qorri”, që një kohë po jetonte në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Por aty, ai vazhdimisht kishte bërë probleme me fqinjët. Madje në disa raste kishte intervenuar edhe Policia e Kosovës. Njëjtë kishte bërë edhe në mbrëmjen e 22 shtatorit. E kur policia e kishte lokalizuar vendndodhjen e tij, Besnik Shala ‘Qorri’ kishte filluar që të shtijë në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kishin shkuar atje për ta arrestuar. Ndryshe, Policia e Kosovës sot ka arrestuar edhe një familjarë të të ndjerit. Kjo për faktin se i njëjti nëpërmes facebook ka kërcënuar policinë.