Teksa 4 përfaqësues të bluzave të bardha ndodhen në kryeministri, mjekët e tjerë të QSUT-së, nuk kanë pyetur për lejen e policisë dhe janë mbledhur në hyrje spitalit. Ata nuk mendojnë se negociatat me Ramën është zgjidhja për kërkesat që kanë parashtruar.
Ata kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave, në të kundërt nuk do t’i ndalin protestat.
Kërkesat:
-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm
-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.