Thiago Alcantara ka kompletuar transferimin te Liverpooli dhe menjëherë ka fituar dashurinë dhe respektin e tifozëve të kësaj skuadre. Mesfushori spanjoll la Bayern Munich për t’iu bashkuar kampionëve të Premier Leagues. Në prezantimin si lojtar i Liverpool, Thiago ka refuzuar të prekë tabelën e famshme “This is Anfield” në hyrje të fushës.
Lojtari ka thënë se nuk do të prekë tabelën e famshme, për aq kohë sa nuk do të fitojë trofe me Liverpoolin dhe gjesti i tij është vlerësuar nga tifozët. Klubi i kuq këtë sezon do të provojë të mbrojë titullin në Premier League, pasi mbetet skuadra favorite për një gjë të tillë.