Gjatë natës në vendin tonë janë regjistruar 6 lëkundje tërmeti. Lëkundja më e fortë ishte ajo me magnitudë 4.6 rihter dhe u ndje në disa qytete siTiranë, Elbasan, Durrës etj. Ndërkohë lëkundjet e tjera ishin të lehta me magnitudë: 3.0; 2.9; 3.1; 2.6 dhe vetëm para 40 minutash 3.2 të cilat nuk janë ndjerë shumë. Kujtojmë që tërmeti me magnitudë 4.6 i shkallës rihter kishte epiqendrën 10 km në verilindje të Lushnjes me thellësi prej 2 kilometrash.