Një tërmet u regjistrua pak minuta më parë në zonën Elbasanit, lëkundjet e të cilit u ndjenë dhe në Tiranë. Sipas Qendrës Europiane të Regjistrimit të Tërmeteve, tërmeti ishte me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, me thellësi 9.9 km. Nuk dihet ende nëse ka dëme nga ky tërmet.