Abuzimi me shpenzimet e Covid 19, eksperti: QSUT po mbron ‘sekretin shtetëror’

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.09.2020, 21:33

Eksperti i njohur i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar në lidhje me një lajm që qarkulloi ditën e sotme se QSUT ka shpenzuar gjatë periudhës së pandemisë më shumë se 1.5 milion dollarë, por përfituesit po mbahen të fshehur. Sipas Dashos kjo është tallje e madhe që po i bëhet popullit shqiptar, ndërsa nga ana tjetër ngre dyshime të forta për abuzim me Covid-19 në Shqipëri. QSUT mbron “sekretin shtetëror” dhe nuk pranon të tregojë as se çfarë ka blerë dhe as se kujt ia ka blerë, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë i Dashos:

SHPENZIMET SEKRETE PËR COVID
Një portal i angazhuar për transparencën në financat publike botoi sot se QSUT ka shpenzuar gjatë periudhës së pandemisë më shumë se 1.5 milion dollarë për të cilat mban të fshehur përfituesit. Sipas specialistëve, një argument i vlefshëm ligjor për të mbajtur të fshehtë përfituesit e fondeve publike është ruajtja e sigurisë kombëtare.
Tallje më të madhe me publikun shqiptar nuk mund të ketë!!!
Në se do të ishte shteti amerikan që ble përbërës për vaksinën dhe mbron sekretin prej hakerave, edhe mund të justifikohet, por…
… në shtetin që jo vetëm nuk shpik gjë, por ka dështuar të mësojë edhe nga përvoja më elementare e komunitetit ndërkombëtar…
… në QSUT, aty kur mjekët dhe infermierët u lanë pa maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse dhe ku testi i antitrupave vlerësoi se 15% e personelit rezultonte e infektuar që në maj…
… në institucionet shëndetësore ku pacientët ekspozoheshin ndaj COVID, madje humbnin edhe jetën siç raportoi media për një numër pacientësh të dyshuar se ishin infektuar kur ishin të shtruar në QSUT…
… në vendin ku qytetarët paguajnë vetë për testimin, për trajtimin dhe madje edhe për respiratorët…
QSUT mbron “sekretin shtetëror” dhe nuk pranon të tregojë as se çfarë ka blerë dhe as se kujt ia ka blerë!
ME KËTO INFORMACIONE QË MËSOJNË SOT, QYTETARËT KANË PLOTËSISHT TË DREJTË TË PYESIN:
A KA PATUR VETËM PAAFTËSI APO EDHE ABUZIM NË PËRGJIGJEN SHQIPTARE NDAJ COVID-19??!!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit