Të jesh “mik” me Rilindjen ka avantazhet e veta. I tillë duket se është edhe rasti i familjes Dulaku të Vizion Plus. Në rastin konkret rezulton se me ndërtimet e tyre kanë masakruar një perlë të vërtetë të natyrës, siç është Gjiri i Lalzit.
Një masiv i stërmadh betoni ka pushtuar një zonë ku dikur ishin qindra pemë. Fotot që po ju paraqesim e tregojnë mjaft qartë se kur ke bekimin e Ramës dhe të Rilindjes, nuk të hyn asgjë në këmbë dhe mund të masakrosh mjedisin në këtë farë feje.
Duket se si një kaos i vërtetë tullash e llaçi ka kapur për fyti natyrën e gjelbër duke e mbytur për së gjalli. Mësohet se masakra mjedisore është realizuar për të ngritur një hotel masiv me mbi 450 dhoma.