Tomi Frashëri është kryetari i Këshillit drejtues të AKEP-it, apo e thënë gjatë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Ky i fundit është një institucion buxhetor që shërben si rregullator i komunikimeve elektronike dhe shërbimit postar. Siç ju kemi informuar edhe më parë, Tomi Frashëri ka qenë më parë këshilltar në kabinetin e Edi Ramës. Siç duket Tomi ia ka mbushur mirë mendjen Ramës se është i zoti për të përlarë tendera dhe këtë e ka vënë në zbatim edhe tek AKEP.
Siç dihet tenderat që kanë të bëjnë më mirëmbajtje janë ata të cilët është më e kollajtë të përfitosh lekë, madje pa rënë fare në sy. Në rastin konkret, Tomi Frashëri ka organizuar një tender të ri që mban numrin e referencës REF-66881-07-27-2020. Kjo procedurë prokurimi ka për objekt “Suport dhe mirëmbajtje për SPI” me fond limit 4,830,000 lekë të reja pa TVSH.
Në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, përkatësisht “GDi sh.p.k.” e cila ka ofruar vlerën 4,794, 000 lekë të reja pa TVSH. Me një llogari të thjeshtë shikohet se vlera e ofruar nga kompania fituese është sa 99.26% e fondit limit. Pra “ashiqare” një pjesë e mirë e këtyre parave do të përfundojnë në xhepat e Tomit dhe të kompanisë fituese, pasi nga mirëmbajtja me shumë mundësi nuk do të ketë “as nam e as nishan”.
Natyrisht që kompania fituese ka garuar e vetme dhe normalisht ka fituar, siç ndodh zakonisht në të tilla raste. Por cilët janë administratorët dhe pronarët e saj? Rezulton se administrator i kësaj kompanie është Shpati Jupe, ndërsa pronarë rezultojnë Genci Likoskendaj me 21% të pronësisë së aksioneve, Arjan Bare me 6% të aksioneve, Blerind Mehmeti me 3% të aksioneve si dhe një kompani e huaj Gdi GISDATA d.o.o. me 70% të aksioneve. Ju si mendoni, si do t’i shpenzojë Tomi paratë e fituara nga ky tender?