Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Memaliaj. Në ujërat e lumit Vjosa është gjetur një kufomë e seksit femër rreth 45 vjeç. Trupi i pajetë është parë në rrjedhën e lumit afër qytetit nga një qytetar që ka lajmëruar policinë. Trupi i pajetë i gruas është transportuar për në morgun e spitalit. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende me dije.