Shpërthimi që hodhi në erë Bejrutin/ Erdogan me deklaratë të fortë: Hetimet flasin për raketa!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.08.2020, 08:15

154 jetë të humbura dhe rreth 5000 të plagosur nga shpërthimi në Bejrut i ndodhur në rrethana ende të paqarta. Presidenti i Libanit, deklaroi të premten se një hetim mbi shpërthimin më të madh në historinë e vendit do të përcaktonte nëse ka ardhur nga një bombë apo ndërhyrje të tjera të jashtme.

Presidenti Michel Aoun tha për mediat vendase:

Shkaku nuk është përcaktuar ende. Ka mundësi të ketë qenë ndërhyrje e jashtme nëpërmjet një rakete apo bombe.

Në versionin e mëparshëm ai u shpreh se një sasi materiali shpërthyes ishte ruajtur në mënyrë të pasigurt për shumë vite në port dhe do të hetohej nëse ishte çështje neglizhence apo aksidentale. Deri më tani janë ndaluar 20 persona.

Ndërkohë që SHBA nuk ka ndërmarrë asnjë sulm, Izrali, i luftërave të shumta me Libanin, ka mohuar të ketë patur dorë. Presidenti turk, tha se shkaku ishte i paqartë, por e krahasoi shpërthimin me atë të vitit 2005, ku mbeti i vrarë presidenti i mëparshëm Rafik al-Hariri.

Ai tha:

Ky shpërthim është i dyti i kësaj përmase vitet e fundit në Beirut, pas vrasjes së kryeministrit Hariri. Sigurisht, ky i fundit kishte përmasa më të mëdha. Ne jemi duke punuar, po ashtu edhe shërbimet tona sekrete. Ka të dhëna se shpërtheu nitrati, të dhëna të tjera flasin për raketa, ende nuk e dimë saktësisht këtë. Për aq sa nuk kemi diçka të sigurt, nuk na shkon neve politikanëve që të bëjmë deklarata të nxituara.

Lideri turk është i dyti që i jep krahë konspiracionistëve pas deklaratës së bujshme të Donald Trump, i cili shpërthimin e cilësoi si një “sulm” dhe jo incident. Pas Trump reagoi Departamenti i Mbrojtjes, i cili tha se nuk ka të dhëna të plota nëse kishim të bënim me një sulm.

Burimi: Swissinfo.ch | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit