Televizioni që nuk e sheh askush, i jep 1 miliardë djalit të Aleksandër Meksit për blerje shërbimi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.08.2020, 22:35

Është fatkeqësi për një shtet që televizioni i tij i parë kombëtar dhe me një historik të jashtëzakonshëm të përfundojë në një gjendje të tillë të mjerueshme. Bëhet fjalë për Radio Televizionin Shqiptar, ndryshe RTSH që aktualisht drejtohet nga Thoma Gëllçi.

Prej vitesh për shkak të afrimitetit mjaft të madh me politikën në pushtet, ky aset kombëtar e humbi besueshmërinë e tij. Fatkeqësisht, si pasojë, është shndërruar në një makineri që vetëm “ha” para nga buxheti i shtetit pa ofruar asgjë në këmbim. Themi kështu pasi askush në Shqipëri nuk e ndjek këtë televizion për asnjë nga programet e tij. Madje jo vetëm kaq, por jemi të detyruar të paguajmë edhe një taksë. Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, nga taksat tona duhet të paguhen edhe rreth 1 miliardë lekë për shërbime.

Kështu, ky institucion ka organizuar një tender me objekt “Blerje Shërbimi për Platformën OTT”, me fond limit 85.113.600 lekë të reja pa tvsh. Në këtë tender që mban numrin e referencës REF-62147-06-22-2020, rezulton se ka marrë pjesë vetëm një konkurrent (bashkim operatorësh) që ka ofruar vlerën 84,858,280 lekë të reja pa Tvsh (ose rreth 1 miliardë lekë të vjetra me Tvsh). Kjo shifër është sa 99,7% e fondit limit të tenderit.

Kjo do të thotë se tenderi është ndërtuar specifikisht që të fitohet nga vetëm një kompani e cila do të marrë thuajse të gjithë fondin e vënë në dispozicion. Kjo është një nga mënyrat më të zakonshme të futjes në xhep të parave publike dhe ndarjes së tyre mes fituesit dhe organizatorit.

Por cili është fituesi? Bëhet fjalë për bashkimin e operatorëve ekonomikë: “MC Networking ” shpk me NIPT K72223007O dhe “Advan Tech“ me NIPT L72007013T. Kompania e parë ka për administrator dhe pronar të vetëm djalin e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, Endri Meksi. Ndërsa kompania e dytë ka për administrator dhe pronar të vetëm shtetasin Oltjon Bushi. Bravo Thoma!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit