Burim i dyshimtë financiar/ Pse nuk hetohet mbesa e Frangajt njësoj si Ndroqi, krijoi televizion në moshën 18-vjeçare

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07.08.2020, 18:58

Dosja e SPAK për Ylli Ndroqin, nxori në pah edhe një tjetër skandal, atë të krijimit të televizionit "Ora News" nga Aleksandër Frangaj. Për shkak të nenin 62 të ligjit të medias, që nuk lejonte një person asokohe të kishte dy media, Aleksandër Frangaj, angazhoi mbesën e tij 18-vjeçare për të marrë licencë televizioni. Ky televizion do të kishte emrin "Ora News". Mbesa e cila quhej Ilda Prifti, ishte një gjimnaziste pa një eksperiencë me media. Mbi të gjitha ajo nuk kishte garanci financiare për të krijuar një televizion. Megjithatë institucionet shtetërore, në atë kohë Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Televizioneve (sot AMA), i dha licencën e televizionit një adoleshenteje.Por ajo që përbën themelin e skandalit, është rritja e kapitalit të mbesës së Frangajt, nga 1 milion lekë të vjetra, në 250 milionë lekë të vjetra.

Këtu ngrihen edhe dyshimet për burimin e të ardhurave, pasi një 18-vjeçare që nuk ka punuar asnjë ditë, papritur ndryshon kapitalin me një shifër 250 herë më të madhe. Sipas dokumentit që disponon "Gazeta Atdheu", rritja e kapitalit është bërë në 15 janar 2007, nga shtetasja Ilda Prifti. Ky është një rasti i pastër për SPAK, për të hetuar se, ku i gjeti kjo 18-vjeçare paratë për të hapur një televizion, "Ora News".

Për të njëjtën arsye po hetohet edhe sot Ylli Ndroqi, pasi ai nuk justifikon një sërë pronash të blera ndër vite, përfshirë edhe "Ora News".Vijojmë më tej! Rritja e kapitalit në 250 milionë lekë nga gjimnazistja Ilda Prifti, kishte për qëllim që të rriste vlerën për tia shitur më pas Ylli Ndroqit. Ky i fundit, në datën 5 dhjetor 2007, Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu) bleu 100 për qind të aksioneve të shoqërisë "Ora News", pikërisht me vlerën e 250 milionë lekë.

Pas të gjitha këtyre transaksioneve financiare natyrisht kamuflohet Aleksandër Frangaj, i cili padashur ka ekspozuar mbesën e tij, Ilda Prifti, përballë një skandali të madh financiar. Fijet që të çojnë tek Frangaj, shihen edhe tek një transaksion tjetër financiar, pasi 1 vit pas blerjes së kësaj shoqërie nga Ndroqi, u transferuan 180 mijë euro në favor të “Media 66”, për shlyerje dhe blerje pajisjesh televizive nga shoqëria "Ora News". “Media 66” është gjithashtu në pronësi të Aleksandër Frangajt.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit