Vrasja makabre në Pogradec/ Flet ekspertja: Si ndikon vapa te personat me probleme të shëndetit mendor?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07.08.2020, 16:09

Ngjarja horror mbrëmjen e djeshme në Pogradec tronditi mbarë vendin, ku Olsi Çekiçi i preu kokën nënës së tij dhe ia vari në portën e shtëpisë. Ndërkohë për këtë ngjarje të rëndë kanë folur edhe specialistët, siç është dhe Arjana Rreli, e cila analizoi përkimin e shumë krimeve makabre gjatë stinës së verës.Kujtojmë se autori i vrasjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërsa ekspertja Rreli ka folur për ndikimin e stinës së verës tek persona të tillë, ajo nuk la pa kujtuar edhe një rast të ngjashën disa vite më parë në Selenicë të Himarës, ku një të mituri iu pre koka nga një i afërm i tij. Ekspertja tha se kjo nuk mund të jetë rastësore dhe tha se temperaturat e larta ndikojnë në sistemin nervor të personave më probleme të tilla, pasi ata i përjetojnë si sulme ndaj organizmit.

Deklarata:

Në fakt temperaturat e larta janë një stresor i fuqishëm i ambientit dhe një agresor për organizmin tonë. Temperaturat e larta perceptohen nga sistemi nervor i këtyre personave si sulm ndaj organizmit dhe padashje prish balancat, duke i çuar deri te këto krime. Përdorimi i lëndëve narkotike është një tjetër faktor risku që thellon problemet e personave të tillë. Ka raste kur personi nuk e pranon që mund të jetë i sëmurë, këta janë ata që rrezikojnë për komplikacione të rënda si rasti në Buçimas. U tha që ishte përdorues i lëndëve narkotike, kjo sjell çrregullime të sjelljes. Dëmton jo veç personin por edhe ata që e rrethojnë. Ka persona që tentojnë të vetëzgjidhin problemet e tyre me alkool, lëndë narkotike por edhe me qetësues. Rastet që shpërthejnë kështu janë raste të patrajtuara, këta persona nuk pranojnë bashkëpunim, nuk hapin asnjë shteg që të bëhen aleatë për kurim. Mund të jenë në këtë fazë edhe persona që kanë filluar një trajtim dhe që e kanë ndërprerë më pas, ose ka ndërprerë lidhjen me specialistin. Suporti familjar është shumë i rëndësishëm. Medikamentet për këta pacientë janë të kushtueshme po ashtu trajtimi, terapia zgjat në kohë. Pra, duhet mbajtur situata nën kontroll.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit