Një ngjarje ka ndodhur në Tiranë, ku një e moshuar ka rënë pre e një grabitjeje nga një 44-vjeçar me inicilale L.S. Ndërsa e moshuara me iniciale E.Q. kishte dalë nga shtëpia e vajzës së saj, burri i është afruar në shenjë “përkujdesjeje” duke iu drejtuar “Të mbyti virusi moj nëne”, dhe në atë moment i ka këputur varësen e floririt dhe ka ikur me vrap. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një mbikalim afër një qendre tregtare në autostradë. Në atë moment gruaja ka kërkuar ndihmë dhe menjëherë bashkëshorti i saj i është vënë në ndjekje autorit.
Ajo tha:
Kur u kap nga policia hajduti u lut “më lëshoni, e bëra për bukën e gojës”. Ndërkohë e moshuara ka konfirmuar se ishte pikërisht ai në momentin e ndalimit të hajdutit. "Ky është. Ky ma rrëmbeu varësen", u shpreh ajo.
Mësohet se 44-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi edhe në vitin 2011 ishte kapur për vjedhje dhe akuzuar për dhunë në familje.