Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën disa ditë më parë. Vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera ekzekutuan taksistin 71-vjeçar Abdulla Budlla në Fushë- Prezë. Para bluve ata kanë deklaruar se ai ngacmonte të afërmen e tyre dhe megjithëse i kishin kërkuar të hiqte dorë, ai kishte vazhduar.
Ata e kishin marrë me qira makinën e krimit në biznesin e Greisian Çelës në aksin Fushë Krujë- Vorë një ditë para ngjarjes. Vëllezërit i thanë se do e përdornin makinën për një dasmë dhe në momentin e krimit targat ishin mbuluar me letër dekorative “me trashëgime çifti”, raporton BW. Pas kqyrjes se kamerave të sigurisë në zonë u identifikua mjeti i përdorur nga autorët dhe policia ushtroi kontroll në biznesin e Greisian Çelës ku sekuestroi 60 gr kokainë dhe armë zjarri. Vepra penale për të cilat ai ra në pranga.