Detaje të reja të rënda janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Pogradec. Familjarët e viktimës dhe autorit kanë bërë me dije për kamerat se Olsi Çekçi do vriste të bijën për shkak se qëndronte shumë në telefon, teksa gjyshja ka ndërhyrë për ta mbrojtur.
Një i afërm i të moshuarës që u masakrua dje ka treguar se ka autori ka tentuar të vrasë vajzën e tij 15-vjeçare pasi i ka gjetur një mesazh në telefon. Ajo e kishte denoncuar disa herë në polici për dhunë dhe se nuk ndihej e sigurt për jetën me të.
Një mesazh në telefon ka qenë shkaku që çoi në masakrimin e 70-vjeçares.