Igor Grechunshkin, është biznesmeni rus, municionet e të cilit u bënë shkak për shpërthimin në Bejrut që mori jetë njerëzish të pafajshëm. Policia ka zbarkuar në shtëpinë e tij në Qipro dhe është marrë në pyetje megjithëse me shumë mundësi mbi të nuk do rëndojë asnjë vepër penale. Rusi u mor në pyetje pasditen e djeshme nga hetuesit e Limassol për llogari t të autoriteteve libaneze.
Prej 6 vitesh, në magazinat e biznesmenit, qëndronin municione shpërthyese pa asnjë lloj sigurie.
Shkaku i shpërthimit të madh ishte një ngarkesë prej 2750 tonë amonium nitrati, e konfiskuar në vitin 2014 nga një anije e quajtur “Rhosus” në pronësi të biznesmenit. Nga ngjarja e rëndë u shënuan rreth 137 viktima dhe u plagosën rreth 5000 të tjerë.