Imazhet para dhe pas shpërthimit në portin e Beirut-it hedhin një vështrim të parë në masën e dëmeve që u shkaktuan në kryeqytetin Libanez.
Pamjet treguan ndërtesat dhe strukturat e rrënuara si edhe mbeturinat që ishin kudo si rezultat i shpërthimit, i cili është ende nën hetim.
Mbi 100 njerëz u vranë, dhe mijëra të tjerë u plagosën nga ky mega shpërthim që u krahasua edhe me atë të Hiroshimës.
Agjencia Kombëtare Libaneze e lamjeve bën të ditur se Guvernatori i Beirut-it Marwan Abboud ka deklaruar se kostoja e dëmeve është rreth 5 miliardë dollar.
Fatkeqësia ndodhi për shkak të sasive të mëdha të nitrateve të amonit e depozituar në një "depo" në port.
Burimi: alarabiya Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania