Raportuam se sot rreth orës 21:40 në fshatin Gjashtë të Sarandës, u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.
Fillimisht u dyshua për përplasje midis dy grupeve ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se në komisariat janë shoqëruar 4 persona të cilët janë gjendur pranë vendit të ngjarjes.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ka qënë një person që ka qëlluar me breshëri armësh në ajër.
Ende nuk dihet shkaku i një veprimi të tillë ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.