Qetësinë e kësaj natë në Sarandë e kanë prishur sërish të shtënat me armë zjarri. Disa breshëri kallashnikovi dhe armë zjarri janë dëgjuar në Kodër mbi rrugën 5 të qytetit. Në një kohë kur qyteti bregdetar është i vizituar nga turistët, të shtënat e armëve rrezikojnë edhe më tepër jetën e qytetarëve.
Deri më tani mungon informacioni paraprak se çfarë ka ndodhur në Sarandë dhe kush fshihet pas këtyre të shtënave. Dyshohet se pjesë e përplasjes janë dy grupe personash, teksa ende nuk ka informacione mbi të lënduar.
.