“Nuk pendohem, kjo do të ndodhte një ditë”/ Detaje tronditëse nga ngjarja makabre në Pogradec

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.08.2020, 22:22

Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja makabre në Pogradec, ku Olsi Çekiçi, 44 vjeç, vrau me thikë nënën e tij. Në momentin që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka parë trupin e 70-vjecares të ndarë në dy pjesë, ai i tha të mos afroheshin e të bëheshin pis me gjak pasi ishte me magji.

44-vjeçari bëri rezistencë gjatë arrestimit, por në fund pranoi autorësinë e kryerjes së këtij akti të rëndë.

Mësohet se në polici Olsi është shprehur:

Nuk pendohem, kjo do të ndodhte një ditë, amanet vajzën dhe vëllanë.

Burime bëjnë me dije se Olsi Çekiçi, 44 vjeç, i dënuar më parë për lëndë narkotike, qëlloi me thikë nënën e tij 70-vjeçare, Firdes Çekiçi dhe trupin e saj të pajetë e vari në derë.

Komshinjtë pasi kanë dëgjuar sherrin kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit nuk ka mundur të mbërrijë në kohë për të parandaluar vrasjen. Sapo kanë mbërritur në derën e shtëpisë së 44-vjecarit policët kanë parë kokën e të moshuarës të shkëputur nga trupi.

Gjatë aktit barbar ishin të pranishëm vajza edhe vëllai i autorit, i cili tentoi të pengonte ngjarjen tragjike, por mbeti i plagosur. Nuk dihet ende si është gjendja shëndetësore e vajzës së tij. 44-vjeçari njihej si një person i kartelizuar me probleme mendore por që nuk pranonte të merrte mjekim, si dhe përdorues i lëndëve të forta narkotike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10 në fshatin Buçimas.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit