Kastriot Gurra i “fal” 1 miliardë e 400 milionë nipit të Sadri Abazit për të pastruar Librazhdin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.08.2020, 22:12

Një tender i dyshimtë është publikuar ditën e sotme, organizuar nga Bashkia e Librazhdit. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-61912-06-18-2020. Kjo procedurë prokurimi ka për objekt “Shërbimi i Pastrimit dhe Menaxhimit të Mbetjeve Urbane në Bashkinë Librazhd” për një periudhë 52 mujore.

Fondi limit i tenderit ka qenë 119,565,169 lekë të reja pa TVSH, vënë në dispozicion nga të ardhurat e Bashkisë Librazhd. Duke hulumtuar procedurat publike, mësohet se në këtë tender ka marrë pjesë vetëm një konkurrues, përkatësisht bashkimi i operatorëve ekonomikë “Alko Impex Generale Construction” shpk & “Alko Impex Construction” shpk.

Në të dyja kompanitë rezulton si administrator apo pronar shtetasi Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit socialit Sadri Abazi. Me pak fjalë Bashkia e Librazhdit e drejtuar nga Kastriot Gurra i jep tenderin super të majmë për pastrimin e qytetit dy kompanive të cilat drejtohen nga nipi i një ish deputeti të Rilindjes.

Edhe në të kaluarën nipi i Sadri Abazit ka fituar mjaft tendera publikë, ku mjafton të përmendet se vetëm në 5 vitet e fundit nëpërmjet të dyja kompanive të përmendura më sipër, ka fituar rreth 21 milionë euro. Jo keq për një nip deputeti rilindas, apo jo?

Rezulton madje se Bashkia Librazhd është një ndër institucionet që i ka dhënë më shumë tendera, dhe sigurisht nuk mund të mos i jepte edhe tenderin e rradhës për pastrimin e qytetit. Përveç faktit që të dy kompanitë fituese administrohen apo drejtohen nga i njëjti person, rezulton se në këtë tender nuk ka marrë pjesë asnjë kompani tjetër. Gjithashtu vlera e ofruar nga kjo kompani shkon sa 99,35% e fondit limit, çka përbën dyshim të fortë për fitues të paracaktuar dhe për humbje të shkaktuara ndaj shtetit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit