Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në qytetin e Skraparit. Mësohet se në një fasoneri këpucësh ka ndodhur një shpërthim dhe më pas është përfshirë nga flakët. Nga pamjet ekskluzive për JOQ Albania, duket një re e madhe tymi e ngritur në qytet. Ende nuk kemi informacione se çfarë ka ndodhur dhe cili është shkaku. Ndërkohë forcat zjarrëfikëse nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje.