Është kapur një sasi prej 200 kg kanabis në doganën e Bllatës.Lajmi u bë me dije nga policia e Dibrës, ndërsa lënda narkotike isht fshehur në një kamion, i cili mbante një logo mobilrie. Drejtuesi i kamionit është identifikuar si shtetasi Florian Alimani, 26 vjeç nga fshati gjoricë, por me banim në Durrës. Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në dyshemenë e kamionit, ndërsa mjeti ishte drejtuar drejt Maqedonisë. Dyshohet se ngarkesa e drogës është bërë në Dibër. Policia po punon për zbardhjen e plotë të personave të mundshëm në përfshirjen e trafikimit të kanabisit.