Një autobus është përfshirë nga flakët vetëm pak minuta më parë në Tiranë.
Ai është urbani i Paskuqanit dhe deri më tani dyshohet se gjithçka ka ndodhur për një problem teknik.
Siç shihet edhe nga pamjet ai është shkrumbuar plotësisht. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar në njerëz. Flakët kanë trembur banorët e zonës përreth.