Surprizon Benzema: Kam idhull Tyson, pas futbollit mund t’i futem boksit

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03.08.2020, 21:55

Sulmuesi francez, Karim Benzema i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit duke thënë se ai po tenton debutimin në boks.

Ai thotë se sapo të përfundojë karrierën në futboll, atëherë do të përgatitet për një aventurë në boks.

Në një intervistë me kickbokserin Fouad Ebiri, Benzema ka thënë se i adhuron sportet luftarake, duke mos fshehur dashurinë për legjendën Mike Tyson.

Benzema u shpreh:

Gjithmonë i shikoj me shumë vëmendje sportet luftarake, e adhuroj të stërvitem. Kur të përfundojë karriera ime në futboll, pse mos të stërvitem dhe unë në boks disa muaj? A mund të ngjitem në ring? Sigurisht, nuk do të kem problem që të debutoj. Betohem në Zot, jam gati për të. Mike Tyson është legjenda që e kam parë me admirim dhe gjithmonë në rrugë me shokët kam bërë lëvizjet e tij."

Kujtojmë që Karim Benzema vijon të gëzojë një formë të jashtëzakonshme sportive. Sulmuesi francez ka marrë për dore këtë sezon Real Madridin me golat e tij drejt fitimit të La ligës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit