Karabinierët e zonës së Fano-s në Itali kanë arrestuar një çift të cilët kishin fshehur kokainë në një fushë me luledielli. Mësohet se në pranga ka rënë një shtetas shqiptar 25-vjeç me iniciale R.A. si dhe bashkëpunëtorja e tij, një 22-vjeçare. Arrestimi i të rinjve është bërë i mundur më 1 korrik pasi forcat e policisë italiane kapën në flagrancë çiftin qe shisnin lëndën narkotike.
Sipas mediave italiane mësohet se shqiptarit i është gjetur në fushën e mbiell me luledielli, 300 gram kokainë e pastër, një peshore dhe disa qese të vogla plastike për ndarjen e dozave. Karabinierët kishin kohë që monitoronin hyrje-daljet e shpeshta të çiftit duke organizuar operacionin.
Ata u vunë në pranga në dalje të parcelës ku djali kishte me vete 50 gram kokainë ndërsa vajza mbate në çantë rreth 1000 euro. Aktualisht hetimet janë shtrirë në zbulimin e një rrjeti shpërndarësish lëndë narkotike, duke u synuar gjetja e furnizuesit të çiftit dhe tregëtarëve të tjerë të vegjël.
Burimi: CentroPagina Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania