Një incident i pazakontë ndodhi sot në Tiranë. Një qytetar i acaruar theu xhamin e një zyre në Prokurorinë e Tiranës.
Bëhet me dije se qytetari e bëri këtë veprim pasi nuk po merrte përgjigje për një çështje ku ishte kallëzues.
Ndërsa mësohet se Policia e Tiranës ka arrestuar 39-vjeçarin, që theu xhamin e institucionit dhe po ashtu goditi një punonjës.
Është bërë me dije edhe identiteti i tij dhe është shtetasi Klodian Shkreta.
Njoftimi i policisë:
Bëhet arrestimi në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 min në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.