Hapja e kufijve me Greqinë mbetet ende një vendim pezull për shqiptarët. Pak ditë më parë ambasada greke në Tiranë njoftoi mbylljen e kufijve për turistët shqiptarë deri më 15 gusht. Por nga mediat greke u raportua se qeveria e vendit fqinj njoftoi hapjen e kufijve me kushtin e vetëm që hyrjet të bëheshin nga aeroporti ndërkombëtar në Athinë.
Së fundmi edhe ambasada greke në Tiranë nuk ka nxjerr ende një qëndrim të prerë lidhur me hapjen e kufijve. Kjo është e disata herë që në dyert e ambasadës ka një terr informacioni. Ndonëse nuk kanë munguar kërkesat për informacion nga ana e shtetasve shqiptarë të cilët nuk janë rezidentë, sërish ambasada nuk përgënjeshtron lajmet dhe vendimt e nxjerra.