Mbetet mister vdekja e Pëllumb Marnikollaj-t/ Babai: Kemi 4 vjet që presim, djali e kishte trupin me shënja

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.08.2020, 19:53

Këtë 3 gusht mbushen plot katër vite nga vdekja e lezhjanit Pëllumb Marnikollaj. Ai ishte vetëm 29-vjeç kur udhëtoi drejt Greqisë për të fundit herë, ku pasi vet shteti fqinj e kishte thirrur pas daljes nga burgu për kalim kufiri në mënyrë ilegale. Marnikollaj kishte kryer dy dënime njeri pas tjetrit për të njejtën shkelje dhe kishte vendosur të qendronte në Shqipëri. Por ai nuk mundi të kthehej i gjallë sërish në atdhe.

Pëllumb Marnikollaj humbi jetën brenda komisariatit të Policisë së Greqisë. Sipas deklaratës së autoriteteve greke, Pëllumbi pasi iu bë e ditur që ndaj tij kishte një tjetër urdhër arresti, ai vrapoi dhe u hodh nga kati i dytë i godinës së komisariatit. Një vdekje e mistershme e cila ende nuk është faktuar me prova mbi atë që pretendojnë fqinjët se ka ndodhur.

Hijet e dyshimit lindën nga familjarët dhe të afërmit e 29-vjeçarit të cilët përmes një avokati mësuan se trupi i të riut ndodhej në frigoriferin e varrezave Agio Anargioro, gati për ta varrosur duke e klasifikuar si një kufomë pa identitet. Fillimisht drejtuesit e varrezave kanë refuzuar të tregojnë trupin të cilit i kishin bërë autopsinë pa praninë e prokurorisë dhe rregullave ligjore.

Së fundmi në mediat greke është kujtuar vdekja e shqiptarit si një nga ngjarjet ende të pazbuluara. Babai i 29-vjeçarit, Nikolla Marnikollaj, thotë në një intervistë për gazetën greke “VICE” se djalin e tij e vrau policia greke në komisariat. Ai tregon se Pëllumbi së shpejti do të fejohej dhe se kishte vendosur të hapte një biznes në Lezhë.

Nikolla Marnikollaj tha:

Sapo pashë trupin e tij ngela pa fjalë. Nuk mundesha as të mendoja, as të flisja, dhe më pas pashë shumë shenja në trupin e tij. Kuptova që diçka kishte ndodhur në komisariatin e policisë. Jo vetëm që e kishin goditur por e kishin torturuar. Pamë të gjithë shenjat që kishte në trupin e tij dhe kuptuam që diçka kishte ndodhur brenda komisariatit të policisë. Vendosëm që duhet të kërkojmë nga shteti grek të hetojë çështjen dhe nëse dikush është fajtor të vendoset drejtësi dhe ai të dënohet. Po prisnim të na prezantonte me të dashurën e tij. Prisnim të bëhej fejesa. Pëllumbi donte të kthehej në Shqipëri. Nuk donte të jetonte më në Greqi. Donte të zhvillonte bizneset familjare. Gjërat po shkonin më mirë. Do hapnin restorantin që kam tani, në emrin e Pëllumbit. Kemi 4 vite që presim, nuk është bërë asgjë. Ne vetëm presim.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit