Më herët raportuam se në Rinas u qëllua me breshëri kallashnikovi shtetasi, 71-vjeçar, Abdulla Budlla.
Mësohte se ai ishte babai i tre djemve dhe banonte në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke mbledhur çdo të dhënë për të identifikuar autorët dhe për të nisur kapjen e tyre.
Ende nuk dihet përse u qëllua ndaj këtij shtetasi ndërsa Syri.Tv ka mundur të sigurojë targën e makinës e cila përdorej prej këtij shtetasi, AA 321 EV.