Sot në Serbi është vërtetuar mandati i 250 deputetëve të ri në Kuvend. Lista e Aleksandat Vuçiçit "Për fëmijët tanë" ka 188 deputetë, Partia Socialiste e Serbisë- Serbia Unike- 32 deputetë, SPAS do të ketë 11 deputetë, ndërkaq Lidhja e Hungarezëve dhe Vojvodinës do të ketë 9 deputetë.
Partia e së Drejtës dhe Pajtimit e Muamer Zurliqit do të përfaqësohet me 4 deputetë, SDA me 3, ndërsa Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar, me 3 deputetë.